Friday, September 20, 2024
spot_img

Telefoni i saj celular shpërthen në flakë dhe i djeg flokët/ Gruaja rrëfen tmerrin që përjetoi: Samsung ka shumë për të më paguar…

- Advertisement -..

Një grua u zgjua një mëngjes dhe vuri re flokët e saj që kishin marrë flakë. Ajo pësoi djegie të shkallës së tretë, dhe pretendon se Samsung Galaxy S22 Ultra i saj shpërtheu dhe i vuri flakën komodinës pranë shtratit.

Gruaja e përshkroi tmerrin që kishte kaluar dhe pretendoi se smartfoni i saj Samsung shpërtheu në flakë duke i vënë zjarrin flokëve teksa flinte.

E tronditur Kyomi Kershaw, 23 vjeç, nga Wakefield, West Yorkshire, u zgjua në orën 4.30 të mëngjesit duke gjetur flokët, komon, shtratin dhe jastëkun e saj në flakë. Pretendimet e zonjës janë që telefonoi i saj i markës Samsung Galaxy S22 Ultra, i cili nuk ishte duke karikuar në atë kohë, kishte shpërthyer në flakë.

Kyomi ishte me partnerin e saj Jon Hibbert, në shtëpinë e tyre kur zjarri filloi të hënën në mëngjes javën e kaluar dhe ata menjëherë thirrën zjarrfikësën. 23- vjeçarja e cila lëndoi duart, ndërsa po përballej me zjarrin, u dërgua gjithashtu në spital ku u trajtua për djegie të shkallës së dytë.

Ajo e ndau makthin e saj në Facebook dhe thotë se është në kontakt me gjigantin e teknologjisë Samsung për të kërkuar kompensim për dëmin që ajo pretendoi se ishte shkaktuar nga telefoni.

Në rrjetin e saj social ajo shkroi: “Çfarë mëngjesi i pazakontë, u zgjova në 4.30, flokët e mi ishin në zjarr, komedina dhe jastëku.”

Kyomi tha se ishte tronditur nga incidenti dhe ndau disa foto të celularit të shkrirë Samsung dhe shtratin në gjendje të djegur. Ajo shtoi: “Për fat të mirë arritëm të shuanim zjarrin. Forcat zjarrfikëse morën pjesë për të larguar tymin. Kam djegie të shkallës së dytë.” Miqtë dhe familjarët e shqetësuar e pyetën Kyomin nëse ishte mirë dhe i dërguan asaj urimet më të mira. Kyomi u përgjigj: “Jam paksa e tronditur nga kjo. Samsung ka shumë për të paguar.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X