- Advertisement -..
Pasditen e të premtes, një tërmet ka tronditur territorin e Shqipërisë, duke u ndjerë edhe në kryeqytet. Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet kanë pasur një magnitudë prej 3.1 ballësh.
Fatmirësisht, autoritetet nuk kanë raportuar për dëme materiale apo persona të lënduar. Megjithatë, dridhjet e tokës kanë shkaktuar shqetësim dhe panik te banorët, veçanërisht në zonat ku u ndjenë më fort.
Specialistët e sizmologjisë vijojnë monitorimin e situatës për të përcaktuar epiqendrën dhe thellësinë e lëkundjes.
