Tolgahan Sayisman mund të luaj krah çdo aktoreje turke në një film por jo krah gruas së tij Almeda Abazi.
Ishte vetë ylli i serialeve turke i cili pak kohë më parë tha se nuk do të dëshironte të luante në të njëjtin film me partneren. Së fundmi Tolgahan ka realizuar filmin e tij të parë si producent me titull “Aynasiz Haluk” dhe realizoi premierën në Turqi, ku mes shumë të ftuarve nuk mungoi padyshim as bashkëshortja shqiptare dhe i biri Efe.
Një moment gazetarët u ndalën tek Tolgahan dhe e pyetën për deklaratën e tij. Ai e mohoi me shaka, ndërsa Almeda duke qeshur ia ktheu se as ajo nuk pranon të luajë me të.
Tolga: Jo, jo nuk e kam thënë (qesh)
Almeda: Po, po më erdhi në vesh ky lajm
Tolga: Thashetheme
Almeda: Si thashetheme? Gjithsesi nuk pranoj, nuk luaj, mos ki merak ti se nuk luaj (qesh). Unë e kam thënë dhe më përpara që nuk luaj me Tolgën.
Tolga: Mendoj këtu ta mbyllim!
Almeda jeton prej vitesh në Turqi ku ka krijuar familjen me aktorin e njohur turk. Përveç fëmijëve, Almeda përpiqet t’i mësojë edhe partnerit, traditat e gjuhën tonë. Madje shpesh Tolgahan shkruan në gjuhën shqipe në rrjetet sociale, duke treguar se ka përparuar goxha falë ndihmës së Almedës.