- Advertisement -..
Këngëtari i njohur, Butrint Imeri duket se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor mbrëmjen e së shtunës në Tiranë.
Artisti ka tejkaluar normat e lejuara në një zonë të banuar në qytet. Butrinti është gjobitur nga policia e Tiranës me 60 mijë lekë.
Fotot e siguruara nga “Shqiptarja.com” tregojnë gjobën e këngëtarit dhe makinën të cilën e kishte të veshur me xhama të zinj dhe pa leje.