Adrola Dushi shpesh poston në Instastory shprehje me anë të të cilave na tregon se si ajo ndjehet në momente të ndryshme të jetës.
E kështu ka ndodhur së fundmi teksa ka ndarë me ndjekësit një shprehje ku thuhet se: Gjithçka që t’i bën mirë shpirtit, bëje.
Edhe pse e hapur rreth jetës së saj, si në rrjete sociale ashtu edhe në intervista, modelja ka një aspekt të jetës së saj që e ruan me fanatizëm: romancat. Që pas ndarjes nga Adis Patushi vite më parë me të cilin ka edhe një djalë, Adrola nuk ka prezantuar asnjëherë asnjë partner. Dhe pse është aluduar jo rrallëherë për lidhje, vetë ajo nuk ka pohuar asnjë.