Wednesday, September 25, 2024
spot_img

Tom Cruise ndahet sërish nga e dashura e tij! Çfarë e shtyu çiftin e aktorëve të ndaheshin

- Advertisement -..

Tom Cruise nuk ka bërë publike lidhjet e tij që nga divorci me ish gruan Katie Holmes, në vitin 2012, ndërsa Hayley ishte ndarë nga partneri në 2020.Por në ludhjen e tij të fundit kanë qarkulluar detaje.Së fundmi raportohet se është ndarë nga e dashura e tij Hayley Atwell për herë të dytë.

Çifti i aktorëve raportohet se i kanë dhënë fund për herë të dytë raportit të tyre, pasi u ndan për herë të parë në shtator 2021.

“Fatkeqësisht nuk funksionoi. Tani kanë vendosur të jenë miq të mirë”, tha një burim për The Sun.

Më pas shtoi: “Ata kalojnë mirë me njëri-tjetrin dhe kanë kimi fantastike, kjo është arsyeja përse vendosën që t’i jepnin një tjetër shans marrëdhënies së tyre në fillim të këtij viti. Ajo që funksionoi pas dyerve të mbyllura, nuk funksionoi edhe aq mirë kur u bë publike duke shkaktuar bujë, ndaj u ndanë sërish.”

Atwell ishte krah aktorit në premierën e filmit të tij “Top Gun: Maverick” në Londër më 19 maj.

“Ajo ishte atje thjesht për ta mbështetur, ishte hap i madh për ta”, shtoi burimi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X