Monday, May 19, 2025
spot_img

Top 10 / Personat më të kërkuar në google për vitin 2022

- Advertisement -..

CelebTattler analizoi tendencat e kërkimit në Google në vitin 2022, duke gjurmuar mbi 150 personazhe të famshëm dhe duke zbuluar personat më të kërkuar për këtë vit.

Në vendin e nëntë dhe të dhjetë ishin Millie Bobby Brown nga fama e “Stranger Things” dhe ylli i “Euphoria” Zendaya. Aktoret u kërkuan në Google përkatësisht 2.78 milionë dhe 2.71 milionë herë.

Kush mund t’i harrojë çmimet famëkeqe Oscars 2022? Will Smith u rendit i teti në listë, me 3.15 milionë kërkime mujore.

Elon Musk u rendit i shtati në listë, duke grumbulluar 3.19 milionë kërkime në Google në muaj në SHBA.

Kim Kardashian dhe ish-i i saj Pete Davidson u renditën në vendin e pestë dhe të gjashtë respektivisht. Themeluesja e SKIMS dhe SKNN, e cila ngjalli debat pasi veshi një fustan origjinal të Marilyn Monroe në Met Gala, u kërkua 3.4 milionë herë në muaj në vitin 2022.

Ylli i futbollit Tom Brady ishte atleti më i kërkuar në Google për vitin 2022 dhe i katërti i famshëm më i kërkuar. Ndoshta për shkak të divorcit të tij të papritur nga supermodelja Gisele Bündchen ose për shkak të marrëdhënies së tij të përsëritur me NFL, kërkimi i Brady-t arriti në 4.06 milionë në muaj.

Elizabeth II, e cila qëndronte në vendin e tretë.

Monarkja mbretërore më jetëgjatë e Britanisë vdiq në shtator në moshën 96-vjeçare pas shtatë dekadash në fron dhe grumbulloi 4.3 milionë kërkime në Google.

Ylli i “Aquaman”, Amber Heard, qëndronte në vendin e parë si më e kërkuara në Google për vitin 2022.

Me sa duket, për shkak të betejës ligjore shumë të përfolur me ish-in e saj, aktorin Johnny Depp, aktorja 36-vjeçare kryesoi listën, me një mesatare prej 5.6 milionë kërkimesh çdo muaj në SHBA. Johnny Depp, mbeti në vendin e dytë, me 5.5 milionë kërkime në muaj.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X