Saturday, February 1, 2025
spot_img

Tradhtoi Chiara Ferrangi-n dhe do e braktiste në altar? Fedez thyen heshtjen: S’jam shenjtor, por…

- Advertisement -..

Reperi Fedez ka thyer heshtjen dhe i është përgjigjur ish-bashkëshortes së tij, Chiara Ferragni dhe fansave të tyre, me anë të një postimi në Instagram për të vënë “disa pika mbi i” për tradhtinë e tij 7-vjeçare ndaj modeles.

Teksa nuk ka pranuar se ka dashur të lërë Chiarën ditën e dasmës, Fedez ka shtuar se ajo do të mbetet gjithmonë e rëndësishme për të.

Ideja që mendova ta lë gruan time ditën e dasmës për të ikur në anën tjetër të Italisë është thjesht qesharake”, ka shkruar reperi.

“Chiarën e zgjodha me bindje, e desha, U martova pa hezitim dhe bashkë ndërtuam një familje. Pavarësisht mosmarrëveshjeve, ajo do të mbetet gjithmonë e rëndësishme për mua, sepse është nëna e fëmijëve të mi”.

Ndërsa për të dashurën e tij, Angelica Montini, reperi shkruan se e takoi atë pas disa krizave në marrëdhënien e tij me Ferragnin.

“E takova Angelica-ën disa muaj para dasmës, u ndamë për t’u fokusuar në jetën tonë, u rilidha në një moment vështirësie personale, pa asnjë plan të paramenduar, kur martesa tashmë po përballej me kriza të thella që nuk mund t’i zgjidhnim as pasi e provonim. Kur Angelica vendosi t’i jepte fund lidhjes sonë, midis shumë gabimeve që bëra, ndava mendimet e mia me Fabrizio-n dhe një mik tjetër të përbashkët, një gjë e vogël në një moment dobësie dhe brishtësie. Unë po paguaj pasojat, por hedh poshtë çdo teori konspiracioni apo manipulim,” shkruan ai.

Ndër të tjera Fedez ka theksuar se këto lame po mundohen të prishin imazhin e tij teksa shton se nuk e mban veten për shenjtor por çdo gjë është ekzagjeruar.

“Këtë lajme jam munduar t’i përballoj. Lajme që më dëmtojnë mua, do të theksoja. Nuk kam qenë kurrë shenjtor, por jeta jonë private nuk mund të bëhet arsye për të ndërtuar histori apo për të larguar vëmendjen nga gjërat e tjera. E gjithë kjo nuk po i bën mirë askujt, as Chiara-s, as mua, as të tjerëve të përfshirë.”

Së fundi, reperi, i cili së shpejti do të konkurrojë në Sanremo, shkruan se sot me këtë shpjegim po i jep fund çdo spekulimi.

“Sot po i jap fund. Kam gabuar, kam paguar, do vazhdoj të paguaj, ndoshta kam mësuar pak. Po largohem nga një mënyrë e prezantimit që nuk më shkon më ( dhe ndoshta nuk do ta di si funksionon kjo lojë. Unë kam qenë pjesë e saj për vite me radhë, tani mendoj për veten dhe fëmijët e mi, për aq sa është e mundur. Unë dua të zgjedh realitetin”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X