Monday, June 16, 2025
spot_img

Tragjedia në Indi: historia prekëse e një familjeje indiane

- Advertisement -..

Një aksident ajror tragjik ka tronditur Indinë sot, pasi një avion që u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel në orën 13:38, me gjithsej 242 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi, u rrëzua në mënyrë fatale. Fatkeqësisht, numri i viktimave ka kaluar mbi 300, pasi avioni ra mbi një qendër studentore, duke shkaktuar edhe më shumë jetë të humbura përtej atyre që ishin në bord.

Mes viktimave ndodhej edhe një familje e tërë, dy mjekë dhe tre fëmijët e tyre të mitur. Mjekja Komi Vyas, e cila punonte në një spital në Udaipur, kishte lënë punën për të nisur një jetë të re në Londër pranë bashkëshortit të saj, Dr. Prateek Joshi. Familja e re, e përbërë nga tre fëmijë të vegjël, dy binjakë dhe vajza e tyre më e madhe,  ndodhej në bord me ëndrra të mëdha dhe zemra të mbushura me shpresë.

Pak çaste para ngritjes, Komi ndau në rrjetet sociale një selfie që sot ka marrë kuptimin e një kujtese të dhimbshme. Në foto, çifti shihet i buzëqeshur në njërën anë të avionit, ndërsa përballë tyre, nga ana tjetër e korridorit, janë ulur tre fëmijët – të gjithë me fytyra të qeshura dhe plot jetë. Kjo imazh është bërë simbol i një tragjedie që shkatërroi dhjetëra familje dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e atyre që ishin në atë fluturim.

Autoritetet ende po punojnë për të nxjerrë trupat dhe për të identifikuar shkaqet e plota të rrëzimit, ndërsa dhimbja e të afërmve dhe e gjithë kombit mbetet e thellë dhe e papërshkrueshme.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X