- Advertisement -..
Prindërit e trajnerit të Kombëtares U-21, Alban Bushi, kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident që ndodhi në Veria.
Sipas burimeve pranë familjes, Ali dhe Bukurie Bushi kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Alban Bushi, ish-sulmues i Kombëtares shqiptare me 14 gola në karrierë, është trajner i Kombëtares U-21 që nga viti 2016, duke drejtuar Shpresat në 58 ndeshje.
Ky lajm ka tronditur komunitetin e futbollit shqiptar, duke shkaktuar dhimbje dhe ngushëllime për Albanin dhe familjen e tij.