Wednesday, October 23, 2024
spot_img

Trejsi Sejdini “thumbon” miss-in shqiptar, Agnesa Vuthajn: Nuk e njoh kush është, por …

- Advertisement -..

Në episodin e kësaj të diele në Zemër Luana kishte të ftuar personazhe të cilët kanë qënë më të hapur e të sinqertë se kurrë.

Trejsi Sejdinit në sfidën e fundit, ku të ftuarit dhe kapitenët ishin të vendosur poshtë “gojës së luanit” ju bë pyetja:

“Trejsi ti ke fituar “Miss Universe Albania 2018” dhe je ndër modelet që je drejt suksesit ndërkombëtar, ndaj ne sonte në “Zemër Luana” duam të na rendisësh këto miss-e shqiptare nga “Miss Universe Albania & Kosovo” të famshme edhe jashtë, nga ajo që mendon është më ylli dhe ajo e fundit sipas teje: Angela Martini, Xhesika Berberi, Cindy Marina dhe Agnesa Vuthaj. Përgjigju me valle, ose lahu në halle”, ishte kjo pyetja që iu drejtua Sejdinit, ndërsa përgjigjia e saj ishte me një mesazh mjaft të rëndësishëm ku theksoi se të gjitha vajzat janë shumë të mira e më pas vijoi me renditje kështu: “Në vend të parë Angela Martini sepse shkoi në Top 10 dikur në Miss Universe, në vendin e dytë Cindy Marina pasi arriti në Top20 në vitin kur mori pjesë, në vendin e tretë Xhesika Berberi dhe në vendin e fundit është Agnesa Vuthaj”, u shpreh ajo teksa shtoi se edhe pse nuk i kujtohet kush është në atë moment.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X