Tuesday, September 24, 2024
spot_img

Trekëndëshi Diona Fona-Andi Artani-Jasmin Kadriu/Këngëtarja sjaron për herë të parë situatën

- Advertisement -..

Trekëndëshi ishte një nga më të përfolurit një vit më parë, jo në përmasat Bora-Donald-Beatrix por që mori shumë vëmendje për muaj me radhë.

Andi dhe Jasmina ishin të dy në “Për’puthen” nga emisioni nisën një lidhje dhe dolën çift bashkë. Ata fituan simpatinë e publikut dhe skenat romantike nuk i kursyen kurrë.

Por, papritur u tha se gjërat mes tyre morën fund pasi Andi u shfaq në videoklipin e këngëtares nga Kosova Diona Fona. Ish konkurrenti ka hedhur poshtë çdo aludim dhe ka deklaruar se mes tyre nuk ka patur asgjë më shumë se shoqëria. Por kjo se ka penguar Jaseminën ti bëjë akuza indirekte.

E ftuar në ‘Pardon My French’ Diona foli për herë të parë rreth kësaj çështje dhe zbuloi të vërtetën lidhur me marrëdhënien e saj me ish- konkurrentin e ‘Për’Puthen’.

“Nuk është ashtu si duket. Krijuam miqësi të mirë me Andin. Nuk jam marrë shumë me lajmet, nuk merrem me thashetheme, me skandale. Është shumë e lehtë të gjykosh vetëm prej karriges duke parë, po nuk është ashtu si duket.”

Diona gjithashtu zbuloi nëse është në një lidhje dashurie. “Jo nuk jam në një lidhje. Jeta ime private sado që përpiqem ta mbaj private, prapë del në pah. Por, çfarë mendon bukuroshja se e diferencon atë nga vajzat e tjera të showbiz-it? Kam pasur qejf të ndjek stilin tim, nuk kam dashur të ndryshoj shumë edhe pse është një treg që ka një stil të veçantë pak (qesh). Kam dashur të sjell pak stilin prej Londrës. Gjithmonë e kam ndjekur atë dhe nuk e kam gënjyer veten, t’i hyj muzikës ashtu si duan të tjerët,” – tha Diona.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X