Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë influencerja Pashe Sana.
Ajo ka komentuar më shumë mbi situatat e ndodhura në “Big Brother VIP 4”, duke u ndalur veçanërisht tek raporti mes Jozit dhe Loredanës…
Si mendon se do të zhvillohet kjo historia e trekëndëshit Lori-Jozi-Ola?
Është katërkëndësh, se është dhe Laerti diku aty. Nëse futet dhe Valbona pastaj, bëhet shumë e madhe. Por mendoj që është rast shumë i humbur me Jozin dhe Lorin. Besoj se Lorit nuk i intereson dhe nuk ka nevojë për një partner Jozi, të paktën nga historia që kemi parë.
A mendon se do të ketë një ribashkim?
Mund të ketë një ribashkim. Unë të paktën nga ana e Loredanës e kam parë shumë të sinqertë dhe në njëfarë pike edhe Jozi më është dukur i sinqertë.
Se çfarë loje po bën tani, ndoshta për vëmendje, ndoshta për të ngritur veten ose për të ngritur Loredanën, nuk e di. Por e kam parë pak me ndjenja edhe Jozin, nuk mund ta mohoj këtë. Pavarësisht se nuk di të shprehet dhe pavarësisht se bën ato gafat e veta. Po ta shohim edhe në Instagramin e tij, Jozi e ka akoma foton e martesës me Loredanën. Diçka ka patur. Por thjesht mendoj se Jozi është mashkulli tipik që e fut në hije femrën në një marrëdhënie, nuk e le të lulëzojë. Ndërsa në një marrëdhënie të shëndetshme të dy duhet të lulëzojnë.