Sunday, December 22, 2024
spot_img

Tri veshjet bazike që çdo vajzë duhet t`i ketë patjetër në gardërobë

- Advertisement -..

Kush është ajo vajzë që nuk i dashuron rrobat dhe që nuk dëshiron që në gardërobën e saj të ketë pafund veshje? Epo, të gjitha vajzat e kanë këtë dëshirë, pasi edhe pse dollapi i tyre mund të jetë i mbushur plot, sërish ankohen se nuk kanë rroba. Mund të keni veshje nga më të ndryshmet në gardërobën tuaj, por nëse nuk keni tri gjëra kryesore, atëherë zëre se nuk keni asgjë! Këto janë tri veshjet bazike që çdo vajzë duhet t`i ketë patjetër!

T-shirt i bardhë

Një bluzë e bardhë me mëngë të shkutra duhet të ndodhet patjetër në dollapin tuaj, pasi do t`ju “shpëtojë” në çdo rast. Mund ta vishni me xhinse, me fund apo edhe poshtë një fustani me rripa dhe gjithmonë do të dukeni trendy. Kujdesuni që të zgjidhni një material të mirë dhe duke i shtuar aksesorët e duhur mund ta përshtasni për ta veshur në punë apo kur dilni me shoqërinë.

Xhaketë xhins

Një xhaketë xhins mund ta vishni sipër çdo veshjeje; mbi kanotiere, mbi t-shirt, mbi fustan apo edhe pa asgjë poshtë duke e mbërthyer para. Mund të zgjidhni një xhins blu apo të bardhë, pak rëndësi ka, por një xhaketë e tillë duhet të bëhet patjetër pjesë e gardërobës suaj (nëse ende nuk është).

Pantallona të drejta

Mund të jeni e fiksuar pas xhinseve të ngushta, por pantallonat e drejta duken trendy dhe janë shumë në modë. Duhet t`i keni patjetër për shumë arsye, më kryesorja sepse duken bukur me çdo lloj këpuce; me të sheshta, atlete dhe taka.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X