Një breshëri kallashnikovi është lëshuar mbrëmjen e sotme drejt fasadës së jashtë te televizionit Top Channel duke e lënë vrima në të.
Si pasojë e kësaj breshërie në fasadë, njeri prej plumbave ka kapur edhe një roje të sigurisë private të quajtur Pal Kola i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë
Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi Pal Kola, 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).” – njofton policia.