Një ngjarje tronditëse ndodhi pak minuta më parë në afërsi të TEG-ut, ku automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Aleksandër Sadikajt ka shpërthyer në flakë, dyshohet lëndë eksplozive.
Gazetari, Artan Hoxha ka publikuar pamje nga atentati me tritol ndaj 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj. Siç bën me dije gazetari, momenti i shpërthimit është fiksuar nga një kamera sigurie e një biznesi aty pranë, ndërkohë që menjëherë mjeti shpërtheu në flakë duke mos i dhënë asnjë mundësi të riut për të shpëtuar.
Aleksandër Sadikaj ishte duke lëvizur me automjetin e tij tip “Mercedes Benz” nga Tirana për në Elbasan dhe makina shpërtheu pak para se të futej në rrethrrotullimin që të fut në autostradë.
Fillimisht u raportua se Sadikaj kishte humbur gjymtyrët, por ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra dhe hemoragjisë.
Rezulton se Sadikaj ishte procedura penalisht më parë për një tentativë vrasje, megjithatë policia nuk e ka ende të qartë nëse ngjarjet lidhen me njëra-tjetrën.