Saturday, July 27, 2024
spot_img

Tuna dhe Patrisi janë bashkë? Robert Berisha zbulon më shumë rreth marrëdhenies së tyre…

- Advertisement -..

Marrëdhënia e Robert Berishës dhe partneres së vëllait të tij Patris, këngëtares Altuna Sejdiu e njohur thjesht si Tuna, ka qenë prej vitesh në qendër të mediave për arsyet më të pakëndshme. Megjithatë, nuk e dimë se si dhe çfarë ka ndodhur, por kjo ka gjasa të ndryshojë në të ardhmen.

Mesa duket tanimë nuk ka probleme mes tyre dhe ata kanë bërë paqe. Madje në një nga intervistat e fundit Roberti foli për Tunën e të vëllain dhe ‘shuajti’ kuriozitetin e madh nëse dyshja janë apo jo bashkë, pasi kohëve të fundit është përfolur për një ndarje të mundshme mes tyre.

“Ata jetojnë bashkë, kanë dhe fëmijën e dytë që kishte ditëlindjen tani afër. Jetojnë në Shkup. Patrisi udhëton dhe ata janë bashkë, përderisa ai jeton në Shkup ata duhet të jenë bashkë. Për më shumë të kishte dhënë përgjigje më mirë Tuna se ka kohë pa dalë në intervista, të japë përgjigje për jetën e vetë personale.”- tha Roberti në Top Albania Radio.

Këngëtari ka treguar se ai nuk ka pasur kurrë raporte të mira me Tunën dhe madje nuk ka pranuar asnjëherë të jetë i pranishëm në festat familjare me të. Ai është shprehur se e respekton zgjedhjen e vëllait, por Tunën e ka bërë pjesë të një liste të zezë. Madje ka kaluar deri në kërcënime për të duke i thënë të mos guxonte të merrej me të apo t’i ndërpriste mardhëniet e tij me vëllain.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X