Shpesh këngëtarët shqiptarë i kemi dëgjuar duke akuzuar njëri-tjetrin se blejnë klikime, por kur këto akuza vijnë nga ndjekësit e tyre, nuk i presin aspak mirë.
Kjo ka qenë edhe tema e debatit së fundmi mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe një komentuesi në Twitter. Këngëtarja ka publikuar një koment që kishte marrë nga një ndjekës ku shkruante: “Boll bleve klikime dhe komente moj. Turp t’ju vijë fundërrina”.
E mbi këtë koment, artistja shkruan se ajo nuk ka nevojë të blejë klikime sepse po bën këngë të mira, po mbush clubet dhe publiku ia di vlerën. “Për ekip timin komplet? Të garantoj unë ty loqkaman që s’blejmë as pëlqime, as ndjekës as klikime. S’kemi nevojë, këngë të mira po nxjerrim, klubet e natës po i mbushim komplet/ S’kemi nevojë as poste ‘sold out (janë shitur biletat)’/ ‘bomba’ me publiku se na e dinë vlerë organizatorët dhe fansat”.-i shkruan Dafina.
Teksa ka publikuar këtë secreenshot të bisedës së tyre, Dafina ka shtuar: “Artistët që mendja s’jua merr t’i blejnë gjatë natës 100 mijë klikime/për një orë deri në një milion klikime/për një orë, sa jeni duke parë ëndrra të mira. Ne i kemi organike këtu, e thash këtë”.