Pasi u akuzua për kanibalizëm dhe sjellje të pahijshme, aktori Armie Hammer, po i rikthehet industrisë së filmit dhe së shpejti do të nisë xhirimet në Kroaci. Hammer mori rolin kryesor në “The Dark Knight” nga regjisori gjerman Uwe Boll. Ata thonë se xhirimet do të fillojnë në Kroaci më 27 janar. Pasi karriera e tij praktikisht u ndal në vitin 2021, aktori së fundmi iu rikthye xhirimeve dhe do të luajë në “Frontier Crucible” me regji të Travis Mills.
Pas një hetimi të gjatë, prokurorët në Los Angeles vendosën në favor të tij në vitin 2023 dhe refuzuan ta akuzonin. Para akuzave, Hammer luajti në filma të profilit të lartë si “The Lone Ranger”, “The Man from UNCLE” dhe “Call Me by Your Name”. Në një intervistë të fundit, Hammer tha se karriera e tij e aktrimit kishte përparuar aq shumë sa ai filloi të refuzonte punët. “Ajo puna e parë që refuzova pas katër vitesh të kësaj ëndrre ishte ndjenja më e mirë që kam pasur ndonjëherë”-tha ai. Hammer pohoi se pasojat nga akuzat për kanibalizëm dhe abuzim e bënë atë të konsideronte vetëvrasjen, por vendosi kundër saj për hir të fëmijëve të tij.
Disa vite më parë, aktori u përball me akuza për abuzim dhe kanibalizëm që shkatërruan karrierën e tij. Hammer mbeti pa punë dhe tani pa para. Ai ka postuar së fundmi një video në Instagram duke thënë se do të duhet të shesë kamionin e tij. “Që kur u ktheva në Los Angeles, kam hedhur 450 euro benzinë në kamionin tim dhe nuk mund ta përballoj atë. Nuk mund të përballoj më”-tha ai. Aktori ka dy fëmijë, vajzën Harper dhe djalin Ford, me ish-gruan e tij Elizabeth Chambers.
Hammer prej disa kohësh ishte në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të disa mesazheve që u bënë publike. Pretendohej se Hammer iu kishte dërguar mesazhe disa femrave të ndryshme me përmbajtje që tregonin fantazitë e tij ekstreme seksuale. Madje ai është akuzuar edhe për kanibalizëm, pasi në disa mesazhe ishte shprehur se kishte dëshirë t’i priste të dashurës gishtin e këmbës dhe ta mbante me vete në një kuletë.