Ditën e sotme është marrë vendimi i Gjykatës së Lushnjes për Kleviol Ahmetin, i njohur ndryshe si Cllevio.
Sipas ish-banorit të “Big Brother”, Anaid Kaloti, gjykata nuk e ka pranuar lirimin e reperit duke lënë në fuqi vendimin “arrest me burg.” Në një postim në Instastory, ish-banori shton se Kleviol Ahmeti do të mbahet i izoluar deri në datë 15 maj të këtij muaji.
Statusi i plotë:
“Gjykata e Lushnjes nuk e pranoi lirimin e Klevios duke iu referuar kamerave të sigurisë në ambjentet e lokalit ku ndodhi sherri në Durrës, mori vendimin arrest me burg.
Klevio do të mbahet i izoluar der në datë 15 të këtij muaji për të dalë para gjykatës në Vlorë. Sot kemi pajtuar për të përfaqësuar Klevion në Gjykatën e Apelit në Vlorë, kryetarun e Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion, Z.Ndue Pjetra.”
Reperi Kleviol Ahmeti u arrestua nga policia një ditë pas sherrit të bujshëm në Durrës, ku ai u rrah nga reperi tjetër Noizy.
Një sherr që kishte nisur në rrjetet sociale u përshkallëzuar deri në dhunë fizike një ditë më parë ndërkohë që Noizy dhe babai i tij tashmë po hetohen nga policia në gjendje të lirë.
Sherri në Durrës ka shërbyer si indicie për uniformat blu duke çuar në arrestimin e Cllevios i cili në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie. Ai kishte qenë i arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.