Sunday, December 8, 2024
spot_img

U desh projekti “Thuaje” që Luana të pranonte se ka bërë ndërhyrje estetike

- Advertisement -..

Luana Vjollca ka bërë më në fund publik projektin e saj “Thuaje”. Ai do të përmbajë 5 materiale muzikore që do lancohen javë pas jave. Kënga e parë që u publikua sot mban titullin “Si njerëz”, por përpara publikimit të këngës Luana bëri edhe një rrëfim shpjegues të projektit “Thuaje”

“Tema që ka qenë shumë gjatë në jetën time është bullizmi dhe është një fenomen që shtohet. Kjo është një etapë e jetës sime që unë e kam përjetuar dhe e kam kaluar pa u marrë me to publikisht. Nuk i kam kthyer përgjigje memeve, komenteve që janë bërë për mua, kam zgjedhur të hesht por në vetminë time e kam vuajtur”, tha Luana.

“Më ka ndikuar njësoj edhe tek pamja e jashtme që diskutohem kaq shumë, kur je e dobët masivisht quhesh anoreksike, në presionin e kësaj ti mundohesh të shtosh ca kile, por papritmas ti quhesh shumë e bërë, pastaj ti do të jesh perfekte dhe e lëviz pak  portretin tënd, e prek pak buzën tënde, e rregullon pak vetullën dhe pastaj quhesh plastikë dhe silikon dhe kjo është e trishtë se ku të con ty shoqëria”, ka rrëfyer moderatorja e njohur.

Ajo ka shtuar gjithashtu se paragjykime ka hasur edhe në fushën e këngës duke e etiketuar si pa zë, por për projektin “Thuaje” ajo është mbështetur te Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X