Sunday, November 24, 2024
spot_img

U gjet e vrarë!Vanja Gjorçevska dyshohet se u rrëmbye për trafikim organesh

- Advertisement -..

Një tjetër ngjarje tronditëse ka ndodhur, këtë herë në Maqedoninë e Veriut. 14-vjeçarja Vanja Gjorçevska e cila humbi gjurmët prej 7 ditësh  është gjetur e vrarë.

E mitura nga Shkupi ishte shpallur në kërkim prej që prej 27 nëntorit nga familja e saj. Ajo u rrëmbye teksa po kthehej nga shkolla, ku informacioneve paraprake është futur në një makinë me forcë.

Pranë trupit të pajetë të Vanjës është gjetur i vdekur edhe 74-vjeçari Pançe Zhezhovski. Ky person punonte si berber dhe ishte shpallur i zhdukur që nga 24 nëntori nga familjarë të tij. Vajza e berberit nga Velesi ka deklaruar se askush nga familja e saj nuk e njihte 14-vjeçaren.

Sipas dyshimeve të para, janë të njëjtët autorë që kanë kryer të dy vrasjet. Policia thotë se vrasjet kanë të bëjnë me trafikimin e organeve nga persona që i përkasin kombësisë maqedonase.

Një mjeti tip “Citroen” është gjetur i djegur pas ngjarjes. 5 persona janë të dyshuar për këtë ngjarje, mes tyre edhe babai i vajzës, teksa njëri prej të dyshuarve është në arrati jashtë vendit.

Bëhet fjalë për Ljupço Palevski Palcon i cili mësohet se disa ditë më parë ishte larguar drejt Turqisë. Emri i tij është përmendur nga të arrestuarit. Ai është sipërmarrës ndërtimi i njohur në Shkup.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X