Këngëtarja e njohur, Sheila Haxhiraj ka postuar ditën e sotme projektin e saj me të ri, kushtuar vëllait të saj të ndjerë.
”Nën dritën e hënës”– quhet projekti muzikor që bën fjalë për dhimbjen që po kalon familja e saj pas ndarjes nga jeta të Henri Haxhisë.
“Nën Dritën e Hënës. Si çdo vit për ditëlindje mezi prisja urimin tënd të parin. Më mungon urimi dhe përqafimi jot sot edhe pse e di që ti në atë parajsë gjendesh kudo me mua. Sot dua unë të të bëj ty një dhurate, atë qe unë di të bej me mirë. Një këngë shpirti për ty shpirti im! Faleminderit nga zemra te gjithë bashkëpunëtorëve (familja ime e dytë) që u bëtë një me ndjesinë time, për të sjellë në jetë këtë këngë”, shkruan ajo.