Saturday, November 23, 2024
spot_img

U raportua për një video që dëshmon abuzimin seksual ndaj së miturës, reagon GJIKO!

- Advertisement -..

Emri i reperit Gjiko u lakua javëve të fundit për një ngjarje të shtatë viteve më parë, për të cilën ka nisur procedura gjyqësore.

Si fillim ë portale u përfol për dhunim, gjë të cilën reperi e mohoi kategorikisht.

I bindur në pafajësinë dhe pastërtinë e tij ai u shpreh se e tërë historia është e sajuar. Për të mbrojtur imazhin e dëmtuar Gjiko ka ngritur dy padi ndaj dy mediumeve.

Mirëpo akuzat nuk mbaruan me kaq.

Së fundmi mediat kosovare raportuan sipas tyre për një video që dëshmonte abuzimin seksual ndaj një të miture nga Gjiko, ka ardhur dhe reagimi i tij. Reperi mohon ekzistencën e videos dhe pretendon se nuk ka abuzuar me askënd. Ai paralajmëron disa padi të tjera ndaj mediave, që sipas të cilit, po shpifin për të dëmtuar imazhin e tij.

Sipas “Gazeta Insajderi”, organet e drejtësisë në Kosovë, posedojnë dëshmi me video se Gjiko, është i përfshirë në rastin e dhunimit të vajzës së mitur. Rasti dyshohet të ketë ndodhur në banesën e tij në Prishtinë dhe sipas prokurorisë ai e kishte droguar viktimën para se ta përdhunonte.

“Nëpër gazeta po shkruan se paskam një video se kam dhunuar dikë, nëse e kanë nxirreni sepse jam kurioz me e parë. Ajo nuk ekziston sepse nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk kam dhunuar askënd në jetën time. Prandaj, siç kam bërë paditë përpara kam me vazhduar sërish me padi për të gjithë të pavërtetat.

Kështu që ju vazhdoni me lajme ndërsa unë me padi.”, është shprehur reperi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X