Saturday, July 27, 2024
spot_img

U shfaq për herë të parë dhe bëri bujë të madhe, vajzës së Alketa Vejsiut i ndodh e papritura në Instagram

- Advertisement -..

Nikol Nelo, vajza e moderatores Alketa Vejsiu, u shfaq para pak ditësh në rrjetin social “Instagram” me profilin e saj personal. Ajo bëri bujë të madhe me daljen e saj të parë në rrjetet sociale, duke pasur parasysh se moderatorja ka preferuar gjithmonë ta mbajë familjen e saj larg syve të publikut.

Por duket se tashmë vajza e saj ka filluar të shndërrohet në një yll në rrjetet sociale. Vajza e Alketës është aktive në Instagram dhe në fotot që ajo ka publikuar duket një zonjushë shumë simpatike, që duhet thënë i ngjan shumë të ëmës për nga sharmi dhe tiparet.

Në Instagram, Nikol ka një profil shumë diskret, ku ka vendosur dhe mbiemrin e saj, Nelo. Ndjekësit e vajzës së Alketës ishin të paktë dhe kryesisht rrethi i ngushtë i miqve dhe të afërmve të saj, por duke hedhur një vështrim së fundmi vihet re se numri i personave që ndjekin Nikol është rritur ndjeshëm. Ajo tashmë numëron mbi 10 mijë ndjekës në profilin e saj në rrjetin social.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X