Saturday, July 27, 2024
spot_img

U shfaqën për herë të parë bashkë që pas BBV, Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj bëjnë veprimin e papritur ndaj njëri-tjetrit 

- Advertisement -..

Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj u kthyen përsëri në qendër të vëmendjes, pasi u shfaqën për herë të parë krah njëri-tjetrin që prej përfundimit të “Big Brother Vip.”

egjithatë, përveç faktit se Semi ka pranuar të jetë e ftuara e radhës së emisionin e Donaldit, dyshja kanë bërë edhe një veprim tjetër duke lënë të kuptohet se gjërat mes tyre janë sheshuar.

Në një kontroll në llogaritë e tyre personale në Instagram, vihet re se dyshja tashmë kanë nisur të ndjekin njëri-tjetrin me profilet e tyre të rrjetit social.

Dashur ose padashur, Semi e gjeti veten në mes të historisë së Donaldit dhe Borës. Fakti që ishte brenda me ish-të dashurin e shoqes së ngushtë, e përqendroi vëmendjen te ky raport – Semi, shoqja e Borës. Semi, shoqja e Donaldit.

Gjatë reality-showt ajo e ka mbrojtur me fanatizëm lidhjen e tyre dhe ka qenë kategorike ndaj çdo veprimi që Donaldi bënte që mund të prishte lidhjen e tyre. Aktori u hodh në krahët e Beatrix vetëm pas daljes së këngëtares.

Romancën e tij me këngëtaren Semi nuk e priti aspak mirë, dhe vendosi të “hakmerret”, duke e fshirë Donaldin nga Instagrami. Nga ana tjetër, vëllai binjak i Donaldit, Romeo Veshaj, i cili menaxhonte profilin e tij në rrjetin social gjatë kohës kur ai ishte brenda shtëpisë së BBV, ia ktheu Semit me të njetën monedhë.

Por gjithçka duket se ka ndryshuar, që nga “ribashkimi” i Donaldit me Bora Zemanin në eventin  e zhvilluar nga Valdrin Sahiti. Sa i përket dyshes Bora-Donald, ata ende nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetin social, ndërsa vihet re një fanpage që të dy kanë në listën e personave që ndjekin.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X