Saturday, July 20, 2024
spot_img

U shpall fajtor për tentativë vrasje, reperi i njohur dënohet me 6 vite e 6 muaj burg

- Advertisement -..

Reperi italian, Andrea Arrigoni, i njohur me emrin e artit Shiva, është dënuar me 6 vite e gjysmë burg për të shtënat me armë që ndodhën në vitin 2023, në studion e tij të regjistrimit në Settimo Milanese.

Mediat në Itali shkruajnë se artisti u shpall nga gjykata fajtor për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentative dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë të shtënave atë ditë mbetën të plagosur anëtarët e një grupi muzikor rival të drejtuar nga Rondo Da Sosa.

Bëhet e ditur se prokurorja publike, Daniela Bartolucci, kërkoi dënimin me 7 vjet burg të Shiva-s teksa mbrojtja ka synuar gjithmonë shpalljen e pafajësisë. Sipas avokatëve, artisti në fakt kishte reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe për këtë arsye kanë vendosur që ta apelojnë vendimin.

Në oborrin e kompanisë diskografike “Milano Ovest”, Shiva u sulmua nga dy luftëtarë profesionistë MMA, 25-vjeçari Alessandro Maria Rossi dhe 30-vjeçari Walter Pugliesi.

Të dy ishin ngarkuar nga Rondo da Sosa për t’u hakmarrë për disa fyerje që Shiva kishte bërë në internet. I gjendur përballë dy luftëtarëve, reperi më pas ka nxjerrë armën duke i plagosur në këmbë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X