Sara Hoxha ka folur rreth takimeve me ish të dashurat e Ledeir, ku tha se ndihet shumë rehat me veten dhe nuk ndikohet nga e shkuara e tij.
Ajo dha mendimin e saj për Dua Lipën dhe Dafina Zeqirin, për të cilën shprehu se është super gocë.
“Qëndrova pak me Duan, konsumuam një kafe familjarisht. Pastaj Dua donte të takonte Poem dhe bëmë disa foto.
Siç kam patur shumë komente të mira kam patur edhe negative se “Si e takove ti atë”. Mua nuk më intereson e shkuara e Ledrit dhe nuk ndikohem.
As ai nuk e ka problem të shkuarën time. U takuam kur isha 25-26 vjeç kështu që nuk ka asnjë problem. Madje unë them “shyqyr” që ka qenë Dua dhe jo ndonjë tjetër.
Dhe me Dafinën kam raporte të mira. Është super gocë, e respektoj, më respekton!”- tha Sara.