Sunday, May 19, 2024
spot_img

U tall me të, Elvis Myrta paralajmëron konkurrentin e “BBV”: Nuk e fal më… Do flasim kur të dalë jashtë

- Advertisement -..

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP”, Elvis Myrta ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka komentuar disa nga situatat që kanë ndodhur së fundmi mes banorëve në shtëpi.

Disa ditë më parë konkurrentëve iu dha mundësia që të shikonin në living natën e parë të “BBV”, ndërsa Graciano Tagani dhe Heidi Baçi shpërthyen në të qeshura me klipin prezantues të  Elvisit, i cili tregoi natyrën e tij qesharake.

Situatë kjo që nuk i pëlqeu aspak mikut të ish-banorit, Romeo Veshaj i cili debatoi ashpër me partneren e tij dhe balerinin.

Lisi ka treguar se është prekur nga provokimi që Graciano i bëri Heidit, ndërsa tha që ka qarë së bashku me Romeon.

Gazetari u shpreh se këtë veprim ai e ka marrë si provokim nga ana e balerinit me të cilin do të sqarohet kur të dalë jashtë shtëpisë dhe këtë herë nuk do ta falë.

Nuk u preka fare, unë e kam si natyrë vetë të qeshurën. E vetmja gjë për të cilën u preka ishte pjesa që Heidi u provokua nga Graciano. Është një provokator i niveleve të larta. Qava bashkë me Romeon, ai nga shtëpia aty, unë nga shtëpia ime.

Unë personalisht e kam ndjerë më shumë këtë provokimin se sa ‘Kutinë e Pandorës’. E kam ndjerë si tallje, do e flas dhe me Gracianon. Nuk e fal më këtë herë, ‘kamikazin e vogël’. Njerëzit që janë pa shtyllë kurrizore kështu janë. Do flasim kur të dalë jashtë. Në momentin që kam dalë dhe nuk e kam cënuar atë, ky e bëri në një mënyrë ‘skuthlluke’. Hyri për të rregulluar imazhin, por po e bën më keq”– tha Lisi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X