Saturday, July 20, 2024
spot_img

U tha se Billie Eilish ofendoi Cardi B, publikohen mesazhet. Ja çfarë ndodhi mes tyre në “Met Gala After-Party”

- Advertisement -..

Mos besoni gjithçka që lexoni për natën më të madhe të modës.

Cardi B dhe Billie Eilish morën pjesë në ‘Met Gala 2022’ në New York dhe përveç veshjeve, ato u bënë kryefjalë për shkak të diçkaje që Billie dyshohet se tha për Cardi. Sipas një raporti në internet, Billie e quajti Cardi B-në “të çuditshme” në after-partyn e Met Gala të mbajtur në “Standard’s Boom Boom Room”. Por kjo nuk është e vërtetë dhe Cardi B ka reaguar menjëherë.

“Unë e urrej internetin, si mund ta ktheni një nga festat më të bukura në dramë? Dy, ‘ocean eyes’ është kënga që unë i krijova vajzës sime. Tre, Billie është fëmija im. Dje, nga Met deri tek festa, gjithçka ishte pa drama. Pse doni të ktheni gjithçka në rrëmujë? “-shkroi Cardi B në një status në Twitter.

Dhe nëse kjo nuk ju mjafton për t’i dhënë fund çdo dyshimi, Cardi B gjithashtu ndau mesazhet zanore me Billie. “O Zot, isha aq e shqetësuar që do ta shihje këtë,” dëgjohet duke thënë Billie në lidhje me lajmin. “Quajta njerëzit rreth teje ‘të çuditshëm’ sepse të gjithë po afroheshin tek ti, duke të futur telefonat e tyre në b*thë. Dhe unë thashë: “Thjesht shikojeni me sy!” Cardi u përgjigj duke thënë: “Interneti po përpiqet të na ndajë. Ata nuk e kuptojnë se ti je fëmija im.”

Duke lënë mënjanë thashethemet, Cardi dhe Billie duket se kaluan një natë të paharrueshme teksa morën pjesë në ceremoninë madhështore të Muzeut Metropolitan të Artit. Shfaqja e këtij viti titullohej “Në Amerikë: Një Antologji e Modës”.
Cardi mahniti me një fustan të personalizuar Versace me zinxhirë ari nga koka te këmbët. Billie kishte veshur një fustan Gucci me mëngë të tejdukshme, jeshile dhe një lule lejla.
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X