Saturday, November 2, 2024
spot_img

U vetëdorëzua në polici pas disa muajsh në arrati/ Reagon baba i Stresit

- Advertisement -..

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi u vetëdorëzua në policinë e Pejës ditën e djeshme (1 nëntor).

Reperi u ndalua për 48 orë me vendim të prokurorit, ku prej muajsh ishte në arrati pasi akuzohet nga personazhi i TikTok, Medi Iseni se e nxori në pritë tek Noizy dhe grupi i tij.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe babai i tij Sali Lushaj, me një deklaratë.

Sali Lushaj, duke komentuar masën e paraburgimit prej 48 orësh të caktuar nga prokuroria, theksoi se nuk kishte ndonjë kundërshtim, duke respektuar vendimin e autoriteteve. “Kjo është e drejta e prokurorisë dhe ligjet e shtetit duhet të zbatohen,” tha ai për “Kosova Today.”

Ai gjithashtu bëri të ditur se dorëzimi i Stresit erdhi pas negociatave të avokatit me prokurorinë, duke shpresuar që procesi të vijojë me drejtësi dhe transparencë. “As unë, as Stresi e askush tjetër nuk është mbi drejtësinë,” përfundoi babai i reperit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X