Këngëtarja me famë botërore, Britney Spears është rikthyer në Instagram pas një pause disa ditore, dhe menjëherë ka marrë vëmendje me postimet e saj.
Në foton e fundit Spears ka publikuar një shkrim krahas fotos së një qeni.
“Nëse e do dikë lëre të lirë. Nëse e urren dikë lëre të lirë. Lëri të gjithë të lirë dhe merr një qen, njerëzit janë budallenj”- shkruhet në foton e publikuar.
Pas lajmit se është në pritje të një fëmije me partnerin e saj Sam Asghari, Britney Spears vendosi që të distancohet nga rrjetet sociale.
Ajo bëri lajmërimin në rrjetet sociale ku shkroi:
“Po pauzoj për pak kohë nga rrjetet sociale. Ju dërgoj shumë dashuri dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve”