Friday, November 22, 2024
spot_img

Ja çfarë të pini esëll në mëngjes: Përveç rënies në peshë, edhe përfitimet e pafundme që merrni

- Advertisement -..

Farat e chia-s janë të pasura me  antioksidantë dhe  mikroushqyes që na ndihmojnë të parandalojmë plakjen e parakohëshme të lëkurës dhe mbajtjen e saj të fortë dhe elastike.

Keni provuar ndonjëherë ujë chia me limon? Përveçse freskuese, është një pije që pastron organizmin, e pasur me antioksidantë dhe që mundëson humbjen në peshë.

Farat e chia-s përdoren rëndom sot në dietat ushqimore. Mund t’i gjeni në çdo dyqan bimësh medicinale, por edhe në supermarketet e ndryshme, të paketuara.

Farat e chia-s ndihmojnë më shumë nga ç’mund ta mendoni. Kanë një shije të çuditëshme arre, elemente të rëndësishme ushqyes dhe përbëjnë një plotës të shkëlqyer natyral, sidomos kur i përzien me lëng limoni. Po si përgatitet ky ujë? Do t’ju a shpjegojmë më poshtë.

Pini çdo ditë ujë farash chia dhe limon

Farat e chia-s i përdorin në sallata, me kos, me lëngje frutash por edhe në përgatitjen e ëmbëlsirave dhe bukës. Kanë një shije mjaft të këndshme, siç e thamë, por gjëja më interesante pa dyshim është se janë shumë të dobishme.

Farat e chia-s janë një burim kalciumi 5 herë më shumë se qumështi. Janë më të pasur me antioksidantë se boronicat. Përmbajnë sasi hekuri 3 herë më të lartë se spinaqi. Përmbajnë më shumë fibra se tërshëra. Farat e chia-s përbëhen nga një sasi e lartë proteinash, motivi përse konsiderohen si një ushqim tepër i rekomanduar për vegjetarianët.

Ju rekomandojmë të konsumoni esëll ujë farash chia me limon, një mënyrë e thjeshtë dhe e shpejtë për të marrë një sasi të madhe ushqyesish dhe që nga ana tjetër favorizon rënien në peshë.

Të shohim tani pse bashkimi i këtyre dy elementeve ushqimorë rezulton kaq i dobishëm.

  1. Ngop dhe rregullon urinë

E dini tashmë se sa e rëndësishme është ta nisësh ditën me një mëngjes të bollshëm. Në rastin tonë, nëse përveç të ushqyerit mirë  kërkojmë edhe të biem në peshë, do të ishte shumë e dobishme të konsumojmë esëll ujë farash chia me limon.

Ky ujë të ngop dhe të mundëson, bashkë me vaktin e mëngjesit të ekuilibruar dhe të shumëllojtë, të mos kesh uri deri në vaktin e drekës, pa qenë nevoja të hash gjëra të tjera në mes vakteve.

  1. Hidraton dhe ushqen organizmin

Farat e chia-s janë të pasura me proteina dhe limoni është një burim natyral antioksidantësh dhe vitaminës C. Së bashku veprojnë si një mekanizëm i shkëlqyer që çliron energji, ushqen dhe perveç këtyre edhe hidraton.

Një hidratim korrekt i organizmit mundëson, psh, shmangien e rasteve të dhimbjes së kokës dhe ndihmon mirëfunksionimin e shumicës së organeve.

  1. Parandalon plakjen e parakohëshme

Konsumimi rregullisht i ujit të farave të chia-s me limon ndihmon në luftën kundër atakut të radikaleve të lira dhe na mbron nga ndotja, nga tymi dhe nga rrezatimi diellor.

Falë antioksidantëve dhe mikroushqyesve të farave të chia-s, lëkura jonë fiton fortësi dhe  elasticitet duke luftuar plakjen e parakohëshme e shkaktuar, nganjëherë, nga lodhja ose nga kequshqyerja.

  1. Përmirëson tretjen

Si limoni si farat e chia-s favorizojnë tretjen korrekte të ushqimeve, si edhe thithjen optimale të lëndës ushqyese nga zorrët. Në këtë mënyrë, të gjitha vitaminat dhe mineralet arrijnë në gjak me lehtësi dhe në mënyrë të shëndetëshme.

  1. Ndihmon rënien në peshë

Si limoni si farat e chia-s janë një burim i pasur fibrash dhe antioksidantësh që ndihmojnë në proceset e më poshtëme:

Pastrojnë organizmin. Ndihmojnë në eliminimin e shtresave dhjamore të akumuluara në organizëm. Veprojnë si diuretik dhe luftojnë kapsllëkun. Kur farat e chia-s bien në kontakt me ujin, krijojnë një shtresë hipokalorike, ose kur arrijnë në stomak, shtojnë në vëllim, ngopin dhe stimulojnë tretjen dhe pastrimin e organizmit.

Si përgatitet uji me fara chia me limon

Përbërësit:

1 lugë kafeje fara chia (5 gr)

1 gotë e ½ ujë (300 ml)

1 limon

1 lugë gjelle mjaltë (25 gr)

Përgatitja:

Pikësëpari hidhen farat e chia-s në ujë dhe lihen të zbuten. Pastaj mjalti dhe në fund limoni. Përgatitet që në darkë. Pihet esëll.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X