Xumi dhe Egli kanë vendosur të qartësojnë disa gjëra në lidhje me situatën që është krijuar mes tyre ku në njëfarë forme banori ka shprehur pëlqim por Egli është konfuze se si arriti kjo gjë deri këtu. Kur po diskutonte me Loredanën më pas në lidhje me këtë banori u shpreh:
Xumi: Lori, unë nuk kam nevojë jashtë për asgjë.
Lori: E di por je këtu brenda.
Xumi: Unë nuk kam nevojë jashtë për asgjë, jam i kompletuar. Nuk po vijë këtu me rrit diçka unë jashtë. Unë po vij këtu vëlla për t’i dhënë drejtim vetëm një gjëje. Kaq. Mbaroi puna. Kam Zotin dëshmitar, unë lekët dhe çdo gjë nuk i kam menduar për asnjë sekondë. Nuk më intereson se i bëj jashtë. Jam shumë në rregull Xumi. Nuk kam nevojë për asgjë. Brram dritat dhe kaq. Nuk më intereson gjë.
I dëgjova historinë, u preka o Lor pashë veten time. Për një vit kam shtuar 30 kg nga depresioni dhe nga ankthi. Pashë veten time komplet dhe ngela. Kemi shumë të përbashkëta. Ajo (për Eglin) u ul qëparë aty në tavolinë tha nuk hahet ajo se ka karbohidrate. Janë llafet e mia Jemi njësoj, tip njësoj dhe kjo gjë më ka pëlqyer shumë atë natë. Thashë me veten: Doli një rob që unë kam për çfarë të flas dhe çfarë të bëj dhe stërvitje me të. Kur po gatuanim kishim një lloj kimie bashkë. Ajo aroma e vet, sytë ishte një gje shume e bukur. Unë e dua atë gjë dhe ta bëj tre herë në ditë. Kam nevojë për atë gjë. A kupton? Unë e dua atë gjë dhe më lër ta bëj.
Më tej ai shtoi se:
E ke më qafë me Redonin. Ja ku e ke. Nuk mërzitem. Më vjen keq. Hap sytë. Doja t’i thoja qëparë: ‘Hap sytë’. Uroj me gjithë shpirt, shpresoj t’i vijë më mirë, por nuk gjen kështu, nuk gjen kështu. Unë nuk dorëzohem do mundohem prapë.