Hip-Hopi në përgjithësi dhe ai shqiptar në veçanti ka gjithnjë drama për të ofruar. Dhe këtë herë protagonistët janë sërish Unikkatil dhe Fero, apo me emrat e tyre të vërtetë Viktor Palokaj dhe Feronit Shabani.
E gjitha duket se nisi me publikimin e këngës së re të Unikkatil me titull “Po eci”, që shënon rikthimin e tij në muzikë pas dy vitesh. Menjëherë pas publikimit të këngës, në rrjetet sociale ka nisur të komentohet nëse reperi i ka bërë ‘diss’ Fero dhe Duda, të dy me prejardhje nga Gjilani.
Këta dy të fundit në intervistat e tyre dhe në rrjete sociale e kanë quajtur Unikkatilin “picamen”, duke aluduar se reperi në fjalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është punonjës në piceri. Unikkatil i është përgjigjur këtyre deklaratave përmes këngës së fundit, ku thotë:
“Mu picamen? S’je n’veti jo. Qato nuk kom folë se shihet me kohë. Vlej do milion p***, ti as ni trohë. Çka merr n’koncert ti unë lypasv’ i dho”.
Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Fero i cili ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale. Teksa ka shpërndarë këngën e rivalit në Instastory ai sërish e quajti ‘picamen’ duke bërë ironi me klikimet.

Më tej publikoi një video ku e ofendonte dhe e paralajmëronte se do rikthehet menjëherë në studio për të publikuar këngën e re që sipas tij do jetë e fuqishme. Ndërkohë, Fero ka ironizuar edhe Mozzik duke e quajtur ‘Mickey Mouse’ teksa i ka etiketuar të dy.
“Mos më lër të pres 2-3 vjet. Isha duke shkuar në Punta Cana dhe u riktheva në Gjilan. nesër të kallzoj. Mos harro se pasnesër del kënga dhe merr një vaselinë e lyen *****. Edhe për atë farë Mickey Mouse kemi diçka”.- thotë ai teksa nuk dihet arsyeja pse përfshiu në konflikt edhe Mozzik.
Vlen të rikujtojmë se marrëdhënia e tyre pas largimit të Mozzik nga “On Records” nuk ka qenë shumë miqësore, madje ky i fundit asokohe është shprehur se Fero u bë i famshëm falë tij dhe Getinjos. Megjithatë, akulli mes tyre u thye në 2020 dhe u duk se marrëdhënia e tyre u normalizua. Në një intervistë autori i hitit “Madonna” tha se e respekton Feron, ndërsa ky i fundit tha më pas në Instagram se do i jetë gjithnjë falenderues për mbështetjen.