Saturday, November 23, 2024
spot_img

Urimi i parë për ditëlindje / Klea Huta emocionohet

- Advertisement -..

Në shtëpinë e Elgit Dodës dhe Klea Hutës sot ka festë. Vajza e vetme e familjes, Klea, feston ditëlindjen dhe urimin më të bukur për këtë 29-vjetor e ka marrë pa diskutim nga dy dashuritë e saj të mëdha, djali i saj Kridi dhe Elgiti.

Ky i fundit ka postuar një fotografi në Instagram, ku shfaqen të tre të veshur me të bardha. “Gëzuar Ditëlindjen Mama @kleahuta, Unë dhe @kriddoda të duam shumë”, ka shkruar Elgiti krahas fotos që ka marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive.

Kujtojmë se nga momenti i parë që bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë, Klea Huta dhe Elgit Doda u shndërruan në çiftin e preferuar të publikut shqiptar. Çdo gjë filloi me bashkëpunimin për këngën e Kleas dhe ‘Alar Band’, ‘Amla’.

“Unë me Klean njiheshim që në fakultet. Asokohe, unë kisha dëshirë t’i bëja një këngë Kleas, por planet u prishën. Unë po bashkëpunoja me Alar Band, te Maratona, dhe ata më thanë që “do bëjmë një këngë me një vajzë. I pyeta “me kë” dhe më thanë “Me Klean…”, – tregoi Elgiti. I bëri telefon Kleas, e ftoi në studio që ajo të dëgjonte këngën dhe të jepte mendimin e saj: “Duke punuar këngën, duke u njohur.”-rrëfeu para ca vitesh Elgiti.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X