Monday, November 25, 2024
spot_img

Ushqimet më të mira për të konsumuar gjatë verës

- Advertisement -..

Zgjedhjet më të shëndetshme të ushqimit janë sinonim i sezonit të verës. Stina e verës ofron një larmi të veçantë të frutave dhe zarzavateve. Jo më kot, ndodh kështu; është pikërisht çfarë i nevojitet njeriut në këtë stinë. Këto bimë janë të pasura me ujë, për të cilin trupi ka nevojë më shumë se kurrë në verë. Të freskëta dhe të pasura me vitamina, frutat e kuq dhe perimet jeshile janë sugjerimet për vaktet e verës.

Perimet dhe gjethe jeshile

Zarzavatet me gjethe jeshile sigurojnë shumë lëndë ushqyese që ndihmojnë në parandalimin e gjendjeve të tilla si sëmundjet e zemrës, kanceret e caktuara, degjenerimi makular i lidhur me moshën dhe shumë probleme të tjera. Marule, rukola janë perime të stinës për sallatat verore.

Drithërat

Në qoftë se ka diçka që të ngop, të ndihmon për të mos qënë i fryrë, për t’u holluar (e kush nuk do të rrijë i hollë gjatë verës), janë tasat me kombinime drithërash dhe frutash. Quhen ndryshe “pjata vegane”, pasi janë të përbërë nga kosi, frutat dhe drithërat. Janë të shijshme dhe ushqimi që të bën ty të ndihesh si një peronazh publik, pasi ky është ushqimi i showbizz-it.

Kosi dhe Gjiza

Kosi dhe gjiza janë produkte bulmeti të vyera. Përveç kalciumit, kosi na ofron mikroorganizma të dobishme për të mirëmbajtur florën tonë bakteriale, e cila na mbron ndaj mykut, helmimeve ushqimore të ndryshme, etj. Gjiza është e pasur në proteina dhe në calcium, dhe, e kursyer në kripë dhe në yndyrë. Për këtë arsye, ajo është një nga ushqimet më të preferuara të verës.

Avokado

Ky frut, është një super-ushqim. Përmban acide lyrore Omega, të nevojshme për sistemin tonë imunitar. Përmban vitamina B5, B6, magnez, kalium, – një paketë kjo antistres! Është i pasur në vitaminë E dhe C, duke na dhënë mundësi rigjeneruese për lëkurën tonë. Përmban vitaminë K, e cila është e nevojshme për mpiksjen e gjakut.

Luleshtrydhe

Luleshtrydhet janë një superushqim që i siguron trupit një numër lëndësh ushqyese, të tilla si vitamina C, antioksidantë, fibra, kalium, etj. Shumë studime tregojnë se luleshtrydhet mund të ulin kolesterolin e dëmshëm LDL, nivelet e glukozës në gjak, rezistencën ndaj insulinës dhe faktorë të tjerë të rrezikut për sëmundje të tjera kronike.

Domatet

Domatet janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, kaliumit dhe fibrave dhe jashtëzakonisht të ulëta në kalori, vetëm 20 kalori secila për një domate të mesme.

Shalqi

Është i pasur me vitamina A, B6 dhe C, minerale të kaliumit, magnezit dhe fosforit, si dhe likopen, antioksidantë dhe aminoacide. Shalqiri ka 92 përqind ujë, kështu që është një mënyrë shumë e mirë për të hidratuar trupin.

Qershitë

Qershitë janë një burim i kaliumit dhe vitaminës C. Një studim tregoi se qershitë zvogëlojnë stresin oksidativ, dhimbjet e muskujve nga stërvitja dhe presioni i gjakut. Ato gjithashtu përmirësojnë gjumin.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X