Fiona Nishani, vajza e ish-Presidentit të ndjerë Bujar Nishani, ka publikuar një fotografi të rrallë me të atin.
Në “Instagram”, ajo ka ndarë një foto nga fëmijëria, kur babë e bijë shfaqen me pushime, ndërsa Fiona, shumë e vogël, e përqafonte të atin e gëzuar.
“Sa e qetë ndihesha kur flisja me ty, sa e mbrojtur ndihesha kur të përqafoja, faleminderit babi”, ka shkruar Fiona përmbi foton emocionuese.
Kujtojmë që Bujar Nishani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare më 28 maj. Ai vdiq në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore.