Monika Lubonja ka festuar ditëlindjen e saj të 54-të me miq e persona të afërt.
Padyshim që në festën e “çmendur” nuk mungoi as vajza e saj Tea, e cila tashmë është shndërruar në personazh të njohur pas aventurës së nënës së saj në Big Brother.
Tea në ditëlindjen e nënës ka qenë e shoqëruar nga i dashuri i saj dhe ka qenë këngëtarja Jonida Maliqi që ka zbuluar disa momente pasionante të çiftit.
Ermiri është inxhinier me profesion dhe prej afro dhjetë vitesh drejton një kompani dixhitale të specializuar për zhvillimin e faqeve të internetit, dizajn grafik dhe marketing interneti.
Mesa duket, Tea dhe Ermiri mbajnë një lidhje në distancë, duke qenë se bija e aktores Lubonja jeton në Gjermani.