Kush nuk ka nisur akoma me pushimet verore, kjo është një mundësi, për të parë sesi disa nga VIP-at tanë po pushojnë. E teksa në Instagram, pozat bëhen gjithnjë e më të nxehta, vajzat e ekranit, janë pa dyshim kryefjala e kësaj vere.
Disa zgjedhin të pushojnë single, të tjera fshehin partnerin, e ka dhe nga ato, që këtë verë shijojnë romancën dhe pushimet si çift.
SONI MALAJ
Soni Malaj ka ndezur Instagramin me një postim që i ka lënë ndjekësit pa fjalë. Këngëtarja e njohur është shfaqur mbi një tabelë surfi me bikini shumëngjyrëshe dhe një trup në super formë që dëshmon përkushtimin e saj ndaj aktivitetit fizik dhe stilit të shëndetshëm të jetesës.
E pozicionuar mbi ujë, nën rrezet e arta të diellit, Soni duket super seksi. Në një verë ku rrjetet sociale janë të mbushura me imazhe nga pushimet, Soni arrin të spikasë me klas, formë dhe origjinalitet.
E natyrisht që kur flasim për Sonin, të gjithë janë kuriozë të dinë se kush është me të në këto ditë të nxehta.


HYGERTA SAKO
Hygerta Sako është ndër ato emra të ekranit që duket se i ka bërë moshës “block” me elegancë. Moderatorja ka shpërndarë së fundmi disa foto nga pushimet e saj verore, ku shfaqet me bikini dhe trup në super formë.
Fotot janë publikuar në Instagramin e saj, duke na treguar edhe njëherë se për të mosha është thjesht një numër. Silueta elegante, ngjyra e lëkurës e nxirë nga dielli dhe flokët e lëshuar pa shumë kujdes krijojnë një pamje natyrale, por tejet joshëse.

FJODORA FJORA
Vera ka nisur e nxehtë edhe për Fjodora Fjorën. Moderatorja ka surprizuar ndjekësit me disa shkrepje sensuale dhe plot hijeshi, larg natyrës serioze me të cilën jemi mësuar ta shohim në ekran.
Nga pushimet në Greqi, ajo ka ndarë një foto me bikini, duke shpalosur linjat në mënyrë të natyrshme dhe shumë fine. Ajo është komentuar shpesh si një nga figurat më të përmbajtura dhe profesionale në media, por natyrisht që përgjatë stinës së nxehtë, dhe pushimeve të saj, disa shkrepje sensuale nuk kanë sesi të mungojnë në rrjetet e saj sociale.

ORIOLA MARASHI
Për Oriola Marashin, vera zgjat gjithë vitin. Ndonëse e kemi parë pothuajse gjithë vitin të jetë me pushime buzë detit, modelja sërish vijon të jetë kryefjalë e mediave rozë, edhe për pozat seksi. Instagrami i saj është i mbushur me poza të zjarrta në bikini, ku çdo imazh duket si shkëputur nga një fushatë ndërkombëtare.
Me forma bombastike, vetëbesim të pakrahasueshëm dhe sens të hollë të pozimit, Oriola di si ta vërë në punë trupin e saj si art më vete. Ndjekësit e saj janë tashmë të mësuar që çdo postim i Oriolës të jetë një “statement” jo thjesht për bukurinë, por edhe për mënyrën si ajo vendos ta jetojë dhe ta shfaqë lirinë e saj femërore. Edhe pse kalendari tregon korrik, për Oriolën duket se është gusht çdo muaj.
