Monday, February 3, 2025
spot_img

Valbona ka një marrëdhënie jashtë BBV?

- Advertisement -..

Ditën e djeshme, në emisionin “Big Brother VIP Fan Club” ka ndodhur një përballje e fortë mes opinionistes Shqipja dhe motrës së Valbonës, Albana Mema. Në një lidhje telefonike, Shqipja deklaroi me siguri se Valbona ka një marrëdhënie jashtë shtëpisë, ndërsa motra e saj e mohoi kategorikisht këtë gjë.

Gjatë bisedës, Shqipja u shpreh:

“Unë e kam të sigurtë që Valbona ka një marrëdhënie jashtë, nuk mund ta them me kë sepse normalisht duhen mbajtur privat, ama që është duke luajtur motra jote, është, por shumë keq.”

Në kundërpërgjigje, Albana Mema mohoi këto pretendime, duke deklaruar:

Unë nuk e di se ku e ndjen këtë të siguri që Valbona mund të jetë e lidhur jashtë. Unë, përderisa e kam motër, e di shumë mirë që ajo nuk ka lënë një lidhje të sinqertë pezull jashtë.”

Mirëpo, Shqipja nuk u tërhoq nga qëndrimi i saj, duke e sfiduar Albanën me një tjetër pyetje:

“Atëherë e paska tallëse dhe jo të sinqertë? Je pak kontradiktore, të lutem mund të jesh pak më e qartë?”

Albana këmbënguli se Valbona nuk ka asnjë lidhje jashtë dhe se ajo nuk ka hyrë në shtëpi për të luajtur me ndjenjat e G-Banit apo Laertit.

“Me sa e kuptoj dhe sa e njoh unë motrën time, nuk ka lënë.”

Megjithatë, Shqipja la të hapur mundësinë që Valbona të mos jetë treguar e sinqertë as me motrën e saj, duke shtuar:

“Mbase nuk është treguar e sinqertë motra me ty, mbase…”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X