Monday, May 5, 2025
spot_img

Valbona Mhilli hedh në gjyq Shqipe Hysenajn?

- Advertisement -..

Valbona Mhilli ka qenë dje e ftuar në “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”.

Por jo vetëm kaq, pasi ish-banorja ka treguar edhe detaje nga jeta e saj personale dhe çfarë po ndodh me të tani që është jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Teksa gazetarja ishte brenda BBV 4, Shqipe Hysenaj deklaroi se ajo kishte lënë një lidhje jashtë.

Valbona e ka mohuar një gjë të tillë, e dje moderatori i njohur e pyeti se çfarë po ndodh mes saj dhe opinionistes së “Fan Club”.

Pjesë nga intervista:

Ndërkohë që ti ishe në “Big Brother” jashtë zienin titujt e portaleve që Valbona ka lënë një lidhje jashtë, kjo nisi nga një deklaratë e Shqipe Hysenajt në “Fan Club”. Je takuar sot me Shqipen, je sqaruar? Do e hedhësh në gjyq? Si shkoi kjo situatë, se edhe ajo asokohe u ankua se vëllezërit e tu e kishin kërcënuar?

Jo nuk është se do ta hedh në gjyq Shqipen, për të vetmen arsye se unë ato çfarë kisha për t’ja thënë ja thashë në sy, në “Fan Club”. Madje e kam ftuar që nëse ka foto, fakte për këtë lidhjen imagjinare që vetëm Shqipja e di se ku ka ekzistuar dhe ku ekziston ky personi në fjalë. Kohët e fundit e mora me shumë sportivitet, ama një stres shumë i madh për familjarët e mi të cilët iu ushtrohej një lloj presioni.

Pse stres? Se nuk ka asgjë të keqe të kesh një lidhje…

Absolutisht, unë jam një libër i hapur dhe kam një marrëdhënie të shkëlqyer me vëllezërit e mi, me motrën dhe mamanë time. Ato dinë çdo gjë në jetën time dhe raportet e mia kanë qenë gjithmonë diskutim mes motrës dhe vëllezërve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X