Fansat shpesh bëjnë veprime nga më të bukurat dhe të çmendurat për personazhet publike që i duan dhe vlerësojnë. Një gjest shumë të veçantë ka bërë së fundmi një fanse e reperit të njohur Getor Aliaj, i njohur nga të gjithë me emrin e artit si Getinjo.
Artisti ka publikuar në Instastory një mesazh që kishte marrë nga një fanse, e cila i kishte shprehur atij dashurinë që ka për të.
Në mesazhin e dërguar në InstaDirect, fansja i kishte treguar atij se ka lindur dy vajzave, njërën prej të cilave e ka quajtur Getinja për shkak të tij.
“Ey, Getinjo! Jam një nga fanset e tua. Je njeriu më i veçantë për mua. Unë kam dy vajza dhe njërës prej tyre ia vendosa emrin Getinja.”- shkruhet në mesazhet e fanses.
Kjo gjë e ka lënë pa fjalë reperin, i cili e ka shoqëruar atë me një emoji të habitur.