Saturday, July 27, 2024
spot_img

Vera Grabocka e hodhi në gjyq? Bruno Shemsho tregon për herë të parë si qëndron e vërteta

- Advertisement -..

Bruno Shemsho, ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka folur për herë të parë lidhur me lajmet që qarkulluan para pak kohësh se është hedhur në gjyq nga regjisorja Vera Grabocka.

Kur ai ishte ende pjesë e emisionit të dashurisë, u mësua se para këtij programi, Bruno kishte rënë dakord të bëhej pjesë e “Love Story” në Tv Klan. U tha madje se kishte firmosur dhe një kontratë për t’u bërë pjesë e tij, por në momentin e fundit vendosi të bëhej pjesë e “Për’puthen”. Kështu ai ka prishur kontratën me Vera Grabockën dhe për këtë arsye u tha se ajo e ka hedhur në gjyq.

Vetë Bruno pranoi se ka firmosur një para-kontratë që ai e cilësoi si ‘marrëveshje dorazi’ por deklaroi se nuk ka marrë asnjë fletë gjyqi.

Si histori ishte shumë e çuditshme. Nuk besoj të jem hedhur në gjyq. Kam kërkuar një komunikim me palën tjetër edhe pse mesazhet kanë qëndruar ‘seen’. Qe një marrëveshje dorazi, kontratë dorazi. Para se të shkoja në Për’puthen kam kontaktuar dhe i kam thënë që nuk do shkoja. Kontakt kisha me drejtoreshën e produksionit dhe i thashë që do bëhem pjesë e një projekti tjetër siç është Për’puthen. Më pëlqente marrëdhënia se i takova të gjithë të stafit por mora një vendim tjetër. Mu duk lajm fake, mund të ketë qenë inat i momentit, mund të ketë qenë thjesht një lajm portalesh. Nuk më ka ardhur ndonjë fletë gjyqi. Me Verën nuk kam pasur komunikim.”- deklaroi Bruno në një intervistë në ‘Glamour Zone’.

Një muaj më parë ai doli çift nga emisioni me Floriana Gjini. Prej disa javësh ata ishin deklaruar për njëri-tjetrin dhe kështu vendosën ta vijojnë lidhjen e tyre larg kamerave. Në një mujorin e lidhjes dhe largimit të tyre nga emisioni i dashurisë, Bruno ndau një foto me të dashurën e tyre duke e ‘uruar’ publikisht.

Ndonëse kanë dalë nga programi i famshëm çifti ka treguar në intervista se nuk ka ndërmend të marrë hapa të mëdha në lidhjen e tyre, duke thënë se duan t’i marrin hapat me ngadalë. Madje, ata janë të kursyer edhe në rrjetet sociale ku nuk postojnë shumë foto së bashku.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X