Friday, December 6, 2024
spot_img

Video/ Dj Dagz bën suprizën e veçantë për Einxhel Shkirën dhe i dedikon fjalët e ëmbla: Bota ime pa ty…

- Advertisement -..

Einxhel Shkira ka folur së fundmi në lidhje me marrëdhënien e saj me Dj Dagz. Çifti duket se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe po e shijojnë pafund romancën e tyre, madje moderatorja shprehu dëshirën që ajo dhe Arbri të bëhen prindër së shpejti.

E ftuar si bashkëmoderatore e mbrëmjes në “Goca dhe gra” ato diskutuan për lidhjet në distancë, teksa Einxhel ka rrëfyer se këtë gjë ajo po e përjeton vetë për faktin se Dagzi udhëton shpesh drejt Kosovës dhe pse e kalojnë pjesën më të madhe të kohës së bashku, çifti ende nuk janë stabilizuar me një shtëpi të tyren.

Mirëpo Dagz nuk ka nguruar t’i shpreh dashurinë që ka për modelen edhe në program ku ai e ka surprizuar atë duke i dhuruar në studio një buqetë me lule. Einxhel u emocionua shumë nga surpriza e bukur dhe nga disa fjalë të ëmbla që Arbri i kishte dedikuar asaj.

“Pa gra, s’ka botë. Bota ime pa ty s’ka kuptim.”- shkruhej në kartolinën e luleve.

“Pa gra, s’ka botë. Bota ime pa ty s’ka kuptim.”- shkruhej në kartolinën e luleve.

Moderatorja zbuloi se kjo ishte hera e parë që Dagz i dhuron asaj një buqetë me lule.

Disa ditë më parë çifti u përfol për një fejesë por Dagz e mohoi këtë gjë në një intervistë duke thënë se diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe se ata janë të fokusuar vetëm te puna.  Ai u shpreh se për momentin nuk ka ndonjë ‘lëvizje’ por nuk e përjashtoi si mundësi në të ardhmen.

“Jemi shumë mirë. Edhe pse aty brenda je komplet ndryshe me jashtë. Sepse nuk dinim si donim të jetonim, planet. Por jemi përshtatur dhe pjesën më të madhe të kohës po e kalojmë bashkë. Akoma nuk e kam njohur me familjen. Me motrën po, por jo me prindërit. Nuk ka ndonjë lëvizje. Për momentin fokusi është te punët. Ato muaj kemi lënë shumë gjëra mbrapa dhe kur të sistemohemi ndoshta edhe ndodh diçka.”- zbuloi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X