Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez ka mudur të lexojë një prej komenteve të shumta gjatë një ‘Live’ që kishte hapur në Instagram.
Ishte komenti i një shqiptari Ardit Nreca i cili kishte shkruar ‘Albania’ me flamurin kuq e zi, që në mesin e shumë të tjerave bëri që ylli të arrijë të na përshëndesë pak sekonda para se të mbyllte Live-in e saj.
‘Mirupafshim Shqipëria, ju pashë ”– tha JLO.
Djali është fans i flaktë i këngëtares ku edhe më parë ka arritur të marrë vëmendjen e këngëtares ku i kishte komentuar në një nga kërcimet e tij duke iu bashkëngjitur sfidës gjatë periudhës së pandemisë.
Kujtojmë se kohë më parë u tha se në mesin e personave që JLo ndjek në Instagram ishte dhe një trajner shqiptar fitnesi që jeton në Kosovë.