Saturday, November 2, 2024
spot_img

Vijon përplasja në rrjetet sociale mes Monika Lubonjës dhe Ilir Shaqirit

- Advertisement -..

Vijon ‘lufta’ në rrjetet sociale mes Ilir Shaqirit dhe Monika Lubonjës!

Dhe pse u duk se dy ish-banorët ‘ranë në qetësi’ për disa kohë, ata kanë filluar sërish me ironitë dhe thumbimet në rrjetet sociale. Gjithçka nisi nga një ‘ask me a question’ që Monika realizoi në rrjetet sociale ku iu përgjigj me nota ironie pyetjeve që kishin të bënin me Ilir Shaqirin.

Ndërkohë nuk mungoi as reagimi i Ilirit. Balerini është kundërpërgjigjur me një foto në Instastory krahas së cilës shkruan: “I qan shpirti kësaj bananes për pak pleh Iliri”- referuar kështu Monika Lubonjës, e cila shpesh në shtëpinë e BBV u bë virale për batutat e saj me bananet.

Së fundmi është aktorja e cila ka reaguar pas story-t të Ilir Shaqirit. Monika publikoi në Instastory një postim që tregon përkufizimin dhe kuptimin e fjalës ‘pleh’, pas statusit të Ilirit.

Më tej ajo ripostoi një lajm të publikuar nga “Kryefjala.com”, e cila kishte shkruar një artikull në lidhje me reagimin e Ilirit, fjalori i të cilit në artikull cilësohet si banal për t’ju drejtuar një femre.

“Por Iliri çfarë ka dashur të tregojë me “Pleh Iliri”, përvec se një humor i shpifur, banal e aspak interesant. Epo mesa duket i tillë është vetë Iliri: banal kokë e këmbë!

Askush nuk mbaroj pas teje, Ilir qetësohu”- thuhet mes të tjerash në artikullin e publikuar nga Monika Lubonja, e cila duket se bie dakord me këtë shkrim.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X