Mediat e huaja kanë publikuar top-listën e femrave më seksi që janë pas të 40-ave. Në pozitën e parë në këtë listë, gjendet aktorja e cila javëve të fundit disa herë ka marrë tituj të ndryshëm bukurie, pra aktorja Jennifer Aniston. Ajo ndiqet nga Monica Bellucci, Salma Hayek, Jennifer Lopez dhe Brooke Burke, Halle Berry, Elizabeth Hurley, Courtney Cox dhe Diane Lane.
“Ajo jo vetëm që duket mrekullueshëm, por është edhe ndër femrat më të mira, më të bukura dhe më seksi në planet dhe pikë”, shkruajnë për Jennifer Aniston-in mediat e huaja që e publikuan listën.
Monica Belluci sipas tyre është simbol i erosit dhe bukurisë magjike në mbarë botën, ndërsa edhe përkundër viteve, ajo duket më madhështore se kurrë.
“Për shumë femra ajo është një model që duhet kopjuar, ndërsa për meshkujt mbetet një ëndërr e nxehtë”, pohuan ata.
Sipas mediave Salma Hayek, perëndia i ka dhënë edhe një trup të jashtëzakonshëm, i cili edhe sot kur është 55-vjeçare, mahnit të gjithë, sidomos popullatën e meshkujve.
Në një listë të tillë s’ka se si të mungojë bukuroshja superseksi Jennifer Lopez, e cila jo që nuk plaket, por duket sikur ajo dita-ditës por ripërtërihet dhe po zbukurohet. Edhe pse tani është 52-vjeçe, vazhdon të mrekullojë me pamjen seksi dhe mbetet e preferuara e meshkujve.
Në këtë listë gjeti vend siç thamë edhe Halle Berry, për të cilën thuhet se është një femër e cila jo vetëm që nuk po plaket, por ajo duket sikur është akoma 20 vjeç.
“Ajo është një femër të cilin do ta dëshironte ta ketë secili mashkull. Përveç bukurisë, ajo është edhe shumë inteligjente dhe njeri shumë human”, pohuan përpiluesit e kësaj top-liste.
Lëvdata për pamjen e tyre morën edhe Brooke Burke, Elizabeth Hurley, Courtney Cox dhe Diane Lane.