Tuesday, May 13, 2025
spot_img

Visjan Ukcenaj shuan dyshimet/ A do të jetë aktori i njohur pjesë e Big-Brother Vip?

- Advertisement -..

Aktori i njohur Visjan Ukcenaj, ka folur në një emisionin për projektin e tij më të ri muzikor  që do publikohet së shpejti në bashkëpunim me Akilin. Ai ka ndarë detaje rreth xhirimit të klipit dhe pasionit për muzikën.

“Kam që në 2017 që bëj këngë për pasion, e kam filluar me Big Bastën. Unë kam menduar të qendrojë në këtë stil për një projekt që do publikohet më vonë. Unë muzikën e bëj për pasion, pasi që në gjimnaz kam punuar me zhanre të ndryshme. Kemi dëgjuar muzikë të mirë, brezi ynë si pop apo rrok. Klipi është xhiruar në Shkodër, ishte i thjeshtë dhe e ka bërë një djalë nga Shkodra, Miklovani”, tha Visjani.

Ndër të tjera ai foli edhe për projektet e ardhshme televizive, duke zbuluar se në tetor do të shfaqet te “Portokallia”. Sakaq, Visjani mohoi zërat që do të jetë pjesë e Big Brother VIP. “Portokallia do të fillojë sezonin e ri në tetor dhe do të ketë ndryshime, për momentin kaq mund të them. Nuk do të futem në Big Brother VIP dhe çdo lajm që qarkullon për mua është ‘fake’. Mesa e njoh veten time, nuk mendoj të eksperimentojë në këtë formë. Madje, nuk rri dot dhe larg familjes, prandaj nuk do futem”, tha aktori.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X