Ndërsa vitet ikin, Manjola Nallbani sa vjen e rinohet më shumë.
Këngëtarja e njohur ditën e djeshme festoi 53-vjetorin e lindjes dhe dukej në super formë.
Manjola ka spikatur gjithmonë për fizikun e saj të rregullt, mirëpo të gëzosh linja të tilla edhe në këtë moshë është një bravo e madhe për këngëtaren.
Nallbani ditën e saj të lindjes zgjodhi t’ia uronte vetes me një video teksa dilte nga pishina, veshur me bikini me printe leopardi, ku sigurisht të gjithë vëmendjen e merrte trupi perfekt i këngëtares.
“Ja të vishemi bukur me kostum si për ditëlindje? Meqë na qëllon në 40 gradë? Faleminderit ZOT për çdo ditë e vit të jetës”, ka shkruar këngëtarja krahas videos.